Vrasja e ish-policit, gjendet një makinë e djegur pranë lumit në Laç

0
435

Një makinë e djegur, tip “Toyota” është gjetur në afërsi të lumit në Laç.

Mendohet se mjeti, me targa të huaja, i përket autorëve të vrasjes së Xhelal Reçit, 60-vjeçarit që iu bë atentat këtë mëngjes, në afërsi të një banke.

Burime, bëjnë me dije më tej, se 60-vjeçari u vra shumë pranë biznesit të tij, një dyqan rrobash, ndërkohë mendohet se ai dispononte dhe një lokal.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, bën me dije policia në një njoftim të dytë për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here