Braimllari nxjerr grafikun: Rilindja pasuron oligarkët dhe varfëron qytetarët

0
642

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka postuar në Facebook një grafik i cili tregon të dhënat  e Eurostat,  ku thuhet se 50,8% e shqiptarëve jetojnë në rrezik varfërie ose në përjashtim social.

Sipas grafikut, Shqipëria është në vend të parë nga vendet e rajonit.

Braimllari shkruan se Rilindja ka për qëllim të pasurojë oligarkët dhe të varfërojë qytetarët.

Postimi i plotë:

“Rilindja pasuron oligarket dhe varferon qytetaret.

Sipas te dhenave te Eurostat 50,8% e njerezve jetojne ne rrezik varferie ose ne perjashtim social.

Rilindja ka ne fokus abuzimin me fondet publike.

I gjithe buxheti i shtetit shkon ne favore te oligarkise dhe koncensioneve klienteliste qe kane krijuar gropen me te madhe ne buxhet.

Shqiptaret varferohen çdo dite duke paguar taksa, çmime te larta te shportes, cmime te larta jahte çdo standarti te naftes dhe gazit vetem per te mbushur groben ne buxhet per shkak te konçensioneve.

Pasurohen oligarket dhe varferohen qytetaret.

Qeveria nuk merr asnje mase per shtresat ne nevoje ne kushtet e rritjes se çmimeve.

Qeveria duhet te kete ne fokus shtresat ne nevoje duke rritur fondin per ndihmen ekonomike ne kushtet kur çmimet rritet çdo dite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here