Dita nis me diell dhe temperatura të larta, mesdita sjell freskinë

0
735

Vlerat e larta barike do të sjellin mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin tonë, gjatë gjithë ditës.

Parashikohet që zonat Jugore dhe qëndrore të jenë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira të përkohshëm, kryesisht në veri-veriperëndim.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por një rënie të lehtë do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, mbetet nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here