Ekonomia shqyrton Buxhetin 2022/ “Rishikim periodik i skemave sociale”, Sejko paraqet konkluzionet e BSH: Tavane ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve

0
2501

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton sot projektbuxhetin 2022, ku i pranishëm është dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili ka paraqitur opinionin e BSH. Ai tha se politikat tona ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit pasi kjo do i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë të financave të vendit.

Po kështu Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit.

Më tej Sejko tha se BSH sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike;
integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve, sikundër janë identifikuar në programet afatgjata të zhvillimit të vendit;
përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve, sidomos sa i takon detyrimeve ligjore dhe financiare që ato i ngarkojnë Buxhetit.

“Ky projektbuxhet përcakton qëndrimin e polit fiskale për vitin 2022. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar dhe vlerëson në vazhdimësi diskutimin e hapur mbi projeksionet ku bazohet dhe instrumentet e parashikuara për arritjen e tyre. Në respektim të mandatit ligjor, opinioni do përqendrohet në ato çështje që bazohen brenda sferës së kompetencës sonë.

 

 

Politikat tona ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit, do i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë të financave të vendit.

Të ardhurat buxhetore të 2022 do të rriten me 8%. Projeksionet makro-ekonomike të cilat konturojnë buxhetin janë realiste. Projeksionet për të ardhurat buxhetore duken të arritshme. BSH sugjeron për vëmendje të vazhduar të qeverisë ndaj ecurisë së të ardhurave. Masa për kontrollin buxhetor dhe borxhin ekonomik. Vlerësojmë të domosdoshme të finalizimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave publike, duhet të thjeshtojë sistemin tatimor. Projektbuxheti parashikon fillimi ne procesit të konsolidimit fiskal”, tha ndër të tjera Sejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here