Nuk deklaroi 45 mijë euro në kufi, Italia gjobit shqiptarin me dokumenta angleze

0
14510

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza e të policisë doganore kanë ndaluar një shtetas shqiptar me dokumenta angleze në kufirin Passo Chiasso që lidh Italinë me Zvicrën.

Në automjetin e tij u gjetën fshehur 38 400 sterlina angleze apo rreth 45 mijë euro.

Paratë ishin fshehur në kuti me produkte pastërtie si ilaç rrobash apo higjiene personale.

Gjatë kontrollit doganor shqiptari ishte shprehur se nuk kishte asgjë për të deklaruar.

Kontrolli më i imët i automjetit bëri që në bagazh të gjendeshin disa kuti me pluhur larës e artikuj pastërtie.

Kartmonedhat angleze të prerjeve të ndryshme u gjetën fshehur brenda pluhrave larës e disa të tjera në vend mbajtësen e barerisë së makinës.

Sasia e valutës kontrabandë e padeklaruar është 38 400 sterlina e barabartë me 45 mijë euro.

Shqiptari me dokumenta angleze është gjobitur me 5 308 euro, që sipas ligjit italian është baras me 15% të  shumës së padeklaruar, e që është paguar menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here