Procesi i rinumërimit/ Celibashi: Për shkeljet e rënda do kërkojmë penalite! Pro votimit elektronik, por nuk e shoh si domosdoshmëri

0
563

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar rezultatet e procesit të rinumërimit.

Ai u shpreh se 520 qendra votimi iu nënshtruan procesit të verifikimit. Ndërsa shtoi se 40 qendra votimi ishin me diferencë për kandidatët rezultoi nga 10  20 vota

Sa i përket natyrës së pavlefshmërisë së fletëve të votimit, Celibashi cilësoi se 41% fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme sepse është votuar për më shumë se një subjekt.

Më tej Celibashi bëri me dije se në 71% të qendrave të votimit nuk ka pasur diferencë .

“Në rastet kur penalitetet janë të karakterit penal ne do ti kërkojmë organit të Prokurorisë të bëjë hetime përkatëse”, u shpreh ai.

Sa i përket votimit elektronik, Celibashi u shpreh se nëpërmjet këtij votimi zërohen shumë probleme, ndërsa shtoi se ka avantazhet dhe disavantazhe, duke shtuar se është pro këtij procesi, por nuk e sheh si domosdoshmëri.

“Në gjykimin personal theksoj se ka avantazhe si të karakterit teknik dhe procedural. Kemi konstatuar që parregullsitë janë të karakterit teknik. Votimi elektronik i zeron këto probleme, jam pro por jo si domosdoshmëri. Nuk mendoj që votimi elektronik zgjidh çdo problem në Shqipëri. Edhe në zgjedhjet e 25 prillit nuk më rezulton të ketë problematika të mëdha.

Ka avantazhe dhe nëse partitë politike mendojnë se ka ardhur koha ti vlerësojnë, po ashtu edhe për qytetarët ku një pjesë e tyre e parapëlqejnë votimin elektronik. Mendoj që vlen, por nuk besoj që është domosdoshmëri. Unë do të isha pro, për faktin se është një proces që lehtëson shumë gjëra dhe më së paku do të kishim rezultatin e zgjedhjeve për 30 minuta”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here