Java nis me vranësira në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

0
528

Gjatë ditës së sotme, territori shqiptar paraqitet me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të paradites ku më të dukshme vranësirat priten në zonat Veriperëndimore.

Në orët e pasdites vranësirat do të shtohen përkohësisht duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të izoluara në Veri te vendit dhe pjesërisht në qendër.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Ne dy skajet e Europës, Gadishullin Skandinav dhe Iberik do të dominojë moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

Ndërsa Europa Lindore vijon me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të dendura shiu te shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu me vranësira dhe shira paraqitet, pjesërisht Europa Qendrore dhe Ballkani Veriperëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here