Nga liberalizimi i vizave me Kosovën te shqetësimi për situatën në Bosnje-Hercegovinë, Meta takon eurodeputeten Santos: Krimi i organizuar e emigracioni shqetësim serioz

0
617

Presidenti Ilir Meta priti në një takim Raporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos. Meta shkruan se me eurodeputeten Santon ndanë qëndrimin se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.

Ndër të tjera, Meta theksoi se pjesë e bisedës ishte gjithashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën si edhe situata shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë, për të cilën kreu i shtetit shqiptar kërkon ngë BE që t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.

“Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.

Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

 

 

Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.

Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.”- shkruan Meta në në postim në facebook ndërsa ndan foto nga takimi me eurodeputeten Santos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here