Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaEUROPOL operacion me 174 të arrestuar në Evropë, pjesë e bashkëpunimit edhe...

EUROPOL operacion me 174 të arrestuar në Evropë, pjesë e bashkëpunimit edhe Shqipëria

-

 

EUROPOL ka zhvilluar një operacion 3 ditor kundër krimit të organizuar. Operacioni i koduar “Trivium” i zhvilluar në disa vende përfundoi me 174 arrestime dhe sekuestrim mallrash në të gjithë Evropën.

Forcat e rendit nga 17 vende të ndryshme zhvilluan operacionin tre-ditor dhe kryen kontrolle nëpër rrugë për njerëz dhe automjete si dhe kontrolluan ambiente.

EUROPOL e mbështeti operacionin duke shkëmbyer informacion mbi subjektet, automjetet dhe mënyrën e veprimit të grupeve kriminale në kohë reale. Operacioni “Trivium” u zhvillua me iniciativën e EMPACT.

Rezultatet nga data 3-5 nëntor

-174 të dyshuar janë arrestuar

-27 makina janë konfiskuar

-Më shumë se 200 mallra të tjera u sekuestruan, përfshirë armë dhe drogë

-Më shumë se 16000 automjetet të kontrolluara

-Rreth 800 vende të kontrolluara

Tre ditë aksion gjithëpërfshirës në të gjithë Evropën

Në harkun e pak ditëve, autoritetet ligjzbatuese kanë mundur të kryejnë ndërhyrje kundër krimit të organizuar në Evropë. 783 objektiva specifikë, të përbërë nga individë dhe prona, u identifikuan dhe u kontrolluan nga forcat e rendit si pjesë e operacionit. Këto kontrolle ndodhën së bashku me kontrolle më të gjera në rrugë të mbi 16.000 automjeteve dhe 25.000 individëve. Megjithëse shumica e arrestimeve kishin të bënin me krimin e organizuar të pronave të paligjshme, arrestimet u bënë edhe në lidhje me drogën, armët dhe shkeljet e legjislacionit të imigracionit.

Policia përdori metoda si njohja automatike e tagrave dhe monitorimi i drejtuesve të mjeteve për sjellje të dyshimta si pjesë e operacionit “Trivium.”

Në një rast në Belgjikë, një makinë tërhoqi vëmendjen e hetuesve për drejtimin agresiv. Gjatë kontrolli policia gjeti mijëra euro para cash, si dhe sasi të mëdha kokaine dhe kanabis dhe një pistoletë. Shoferi më vonë pranoi se paratë ishin rezultat i trafikut të drogës midis Belgjikës dhe Gjermanisë.

Shpërndarja e shpejtë e informacionit

Operacioni “Trivium” filloi për herë të parë në vitin 2013 dhe synon dhe godasë krimin e organizuar në Evropë. Suksesi i qasjes së tij  në shumë vende mbështetet në shkëmbimin e shpejtë të informacionit ndërmjet agjencive pjesëmarrëse të zbatimit të ligjit, veçanërisht në lidhje me të dyshuarit, personat e lidhur me krimet dhe të dhënat e automjeteve.

*Vendet e përfshira: Shqipëria, Austria, Belgjika, Qipro, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja dhe Suedia.

Operacioni i EUROPOL

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts