Friday, April 19, 2024
HomeArsimKushi jep lajmin e mirë për mësuesit: Ja sa % do të...

Kushi jep lajmin e mirë për mësuesit: Ja sa % do të rriten pagat e tyre në 2022

-

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se objektivi i mandatit të tretë të qeverisë Rama është rritja e pagave të mësuesve me 32%.

Kushi: Objektivi ynë për këtë mandat është që pagat të rriten me 32%. Për vitin 2022 pagat do të rriten me 6% për të gjithë punonjësit mësimorë, edukatorë dhe psiko-socialë në të gjitha shkollat tona, në të gjithë vendin. Një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit për vitin 2022 do të jetë përmirësimi i infrastrukturës mësimore. Ne jemi të vetëdijshëm që ende nuk kemi bërë aq sa duhet për infrastrukturën e brendshme shkollore në mënyrë që të garantohet një arsim cilësor, një proces sa më të mirë mësimor për nxënësit tanë. Buxheti i vitit 2022 parashikon 400 milionë lekë për të furnizuar rreth 100 shkolla me laboratorë bashkëkohorë për lëndët kimi, fizikë dhe biologji si dhe 570 milionë lekë për fuqizimin e laboratorëve të informatikës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts