Friday, April 19, 2024
HomePolitikëBerisha: Anëtarët e emëruar nga Basha të japin dorëheqjen, vendimet e tyre...

Berisha: Anëtarët e emëruar nga Basha të japin dorëheqjen, vendimet e tyre janë nul

-

Pas vendimmarrjes për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor, Sali Berisha e ka cilësuar kryesinë e PD-së ilegjitime dhe të emëruar nga Lulzim Basha. Anëtarëve që nuk janë votuar nga Këshilli iu bëri thirrje të japin dorëheqjen.

“Të heqin dorë nga anëtarësia në kryesi sepse asnjë vendim i tyre nuk ka vlerë, është nul, nuk janë të zgjedhur, nuk janë legjitimë,” tha Berisha.

Nga foltorja e Fushë Krujës, Berisha akuzoi pasardhësin e tij se po shndërron Partinë Demokratike në Parti Komuniste.

“I komanduar nga Edi Rama shpall se do mbajë antikuvend më datën 18. Këtë nuk e bëri Ramiz Alia,” tha Berisha.

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të Bashës ku ky i fundit thoshte se fitoi garën për Bashkinë Tiranë në vitin 2011 pasi përjashtoi nga fushata Berishën.

“Pas asaj fitoreje nuk pa më fitore me sy deri më sot, por vetëm humbje, humbje dhe humbje,” tha ai.

Një ultimatum e kishte edhe për Kryeministrin Rama.

“Kujtohu mirë se ke zyrë dhe seli partie dhe i bindur të jesh ti se s’mund të mbash kurrë peng selinë e PD-së me peng kryetarin,” tha Berisha.

Sali Berisha iu bëri thirrje mbështetësve të Bashës që të përqafojnë lëvizjen e tij dhe të marrin pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts