Saturday, April 20, 2024
HomeShendetesiAmerika do blejë ilaçin kundër Covid-19

Amerika do blejë ilaçin kundër Covid-19

-

 

Rreth 5 miliardë dollarë po planifikon të shpenzojë SHBA-ja për të blerë ilaçin e ri antiviral kundër Covid-19, që është ende në fazë eksperimentale.

Sasia e blerë nga kompania e prodhimit Pfizer pritet të jetë e mjaftueshme për të trajtuar 10 milionë raste, sipas ekspertëve.

Ilaçi i ri i quajtur “Paxlovid” ul me 90% vdekjet dhe shtrimet në spital të personave që kanë simptoma të lehta deri në të moderuara të Covid 19.

Një ditë më parë kompania Pfizer nënshkroi me një agjenci të OKB-së një marrëveshje për ta dhënë falas licencën e ilaçit të ri për t’u prodhuar në 95 vende, që përbëjnë 53% të popullsisë së botës.

Kompania ndërkohë i ka kërkuar dhe Agjencisë së Barnave dhe Ilaçeve (FDA) të miratojë përdorimin e ilaçit të ri.

Një tjetër kompani farmaceutike amerikane, Merck, ka rënë dakord që ilaçi i saj antiviral t’u jepet falas 105 vendeve të varfëria.

Merck thotë se ilaçi i saj ul me 50% rrezikun për rastet e rënda të Covid, nëse merret menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para.

Administrata amerikane ka parashikuar të blejë 3.1 milionë doza të ilaçit të firmës Merck për 2.2 miliardë dollarë.

Agjencia e Barnave pritet që më 30 Nëntor të shqyrtuar dhënien e miratimit për ilaçin. Agjencia Rregullatore e Barnave në Britaninë e Madhe e miratoi atë në fillim të muajit nëntor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts