Friday, March 29, 2024
HomeKronikaAksident në aksin Shkodër- Vau Dejës, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër- Vau Dejës, humb jetën një person

-

 

 
Nje aksident i rende ka ndodhur mesditen e sotme me pasoje vdekjen e nje personi ne aksin Shkoder – Vau Dejes.
Aksidenti eshte regjistruar ne afersi te fshatit Stajkë. Burime prane vendit te ngjarjes bejne me dije se si pasoje e aksidentit nje person ka humbur jeten.
Sipas informacioneve paraprake viktima po udhetonte me motorr teksa eshte perplasur me nje makine. Eshte bere menjehere ndalimi i drejtuesit te mjetit.
 
Policia eshte nisur menjehere drejt vendit te ngjarjes.
 
Shkodër/Informacion paraprak
 
Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.
 
Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
 
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts