Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëMblidhen dy qeveritë, kabinetet e Shqipërisë dhe Kosovës, ja data dhe vendi...

Mblidhen dy qeveritë, kabinetet e Shqipërisë dhe Kosovës, ja data dhe vendi ku do të mbahet…

-

 

Mbledhja e radhës e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 26 nëntor në qytetin e Elbasanit, dy ditë para Festës së Pavarësisë.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të qeverisë së Kosovës, pas takimit të kryeministrit të Kosovës me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

“Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet më 26 Nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Siç është bërë e ditur, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve, me theks në fushën e sigurisë.

“U bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë. Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnetplotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët”.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

Por, shumë herë qeveritë janë kritikuar se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë.

Në Kosovë, institucionet nuk ka ndonjë të dhënë të publikuar se sa këto marrëveshje janë zbatuar në praktikë.

Në mbledhjen e fundit në Tiranë është nënshkruar edhe një deklaratë e përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts