Saturday, December 4, 2021
HomePolitikëBraimllari: Kryemadhi i ka kërkuar veç një gjë Bashës, që të mos...

Braimllari: Kryemadhi i ka kërkuar veç një gjë Bashës, që të mos tradhëtojë interesat e opozitës

-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari hedh poshtë deklaratën e Gazment Bardhit, i cili tha pak javë më parë se PD i ka ofruar LSI-së 15 mandate për të garuar në një listë të përbashkët, por ata nuk pranuan. Braimllari zbuloi dhe një takim midis Bashës dhe Kryemadhit, ku ishte prezent vetë ai, në të cilin Kryemadhi i kërkoi Bashës vetëm një gjë. ”Të mos tradhëtojë interesat e opozitës për interesa personale”.

”As vetë ne nuk e kuptojmë këtë situatë. Fill pas përfundimit të 25 prillit kemi qenë shumë të qartë çfarë ndodhi në 25 prill dhe pas 25 prillit. Në 27 prill Kryemadhi mori përsipër atë që kishte ndodhur. Nuk kemi kërkuar kurrsesi të ndërhyjmë në debatin e brendshëm të PD-së. Kemi qenë të përqëndruar të përgadisim deputetët e LSI-së për në kuvend.

Ka pasur në fakt provokime të herë pas hershme të PD-së, edhe para të 25 prillit, por edhe pas 25 prillit. Provokimi kapi kulmin kur Sekretari i tyre i Përgjithshëm deklaroi se i kemi ofruar LSI listë të përbashkët me x numër deputetësh. Kemi thënë që kjo nuk është e vërtetë sepse nuk ka takim informal dhe as zyrtar për këtë çështje.

Kemi pasur një takim ku jam në dijeni, ku Kryemadhi i ka kërkuar vetëm një gjë Lulzim Bashës të mos tradhëtojë interesat e opozitës për interesat e tij personal. Nuk kemi kërkuar as ndarje pushteti. Ka pas një deklaratë që nuk i shkon asaj partie”.

Braimllari ka paralajmëruar ndër të tjera sa herë që PD përpiqet të shmangë vëmendjen e problemeve të tyre të brendshme duke folur të pavërteta për LSI-në, atëherë përgjigja do të jetë ballë për ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,045FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts