Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëMeta mesazh të rinjve shqiptarë: Ndaloni shpopullimin e heshtur dhe çlirohuni prej...

Meta mesazh të rinjve shqiptarë: Ndaloni shpopullimin e heshtur dhe çlirohuni prej plogështisë dekurajuese

-

 

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Kosovë në prag të festave të Nëntorit, ku në një takim me studentët e Kolegjit AAB, atyre dhe rinisë u bëri thirrjen që ata të ndalojë shpopullimin e heshtur dhe të çlirohen prej plogështisë dekurajuese të kërkimit të një ardhmërie që i largon nga trojet. ”Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në trojet e tyre në rajon, shqiptarët nuk duhet të rrëmbehen prej folklorizmave dhe emocioneve të çastit, por më kryesorja nuk mund të pranojnë duarlidhur fatin, që pabesisht duan të na imponojnë të tjerët, gjasme në mënyrë paqësore”.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

KOSOVA, GJAKU YNË QË NUK FALET KURRË!

Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pata kënaqësinë e madhe të ndaja sot nga Prishtina mesazhin tim me studentët e Kolegjit AAB dhe nëpërmjet tyre me të gjithë të rejat e të rinjtë shqiptarë kudo në rajon, që të çlirohen prej plogështisë dekurajuese dhe kërkimit të një ardhmërie që i largon nga trojet e tyre: PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN E HESHTUR!

Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në trojet e tyre në rajon, shqiptarët nuk duhet të rrëmbehen prej folklorizmave dhe emocioneve të çastit, por më kryesorja nuk mund të pranojnë duarlidhur fatin, që pabesisht duan të na imponojnë të tjerët, gjasme në mënyrë paqësore.

Vështirësitë dhe kushtet e ndërlikuara nuk duhet të pengojnë, por përkundrazi të frymëzojnë përmbushjen e aspiratave politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar dhe mbarë kombit tonë, për të ndalur sa më parë plagën e madhe të shpopullimit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts