Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetKryeprokurori Çela udhëzim për mbrojtjen e të miturve: Garantoni të drejtat e...

Kryeprokurori Çela udhëzim për mbrojtjen e të miturve: Garantoni të drejtat e tyre!

-

Prokurori  i Përgjithshëm Olsi Çela ka lëshuar një udhëzim që synon mbrojtjen e të drejtave të të miturve qofshin këta autorë,viktima apo dëshmitarë.

Udhëzimi mban datën 15 nëntor 2021.

Ky udhëzim i përgjithshëm ka për qëllim rritjen e efiçencës, efektivitetit dhe reduktimin e afateve, dhe jo vetëm, në hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve me dhe ndaj të miturve, në konflikt me ligjin, viktime dhe/ose deshmitar, të udhëhequr nga parimet e një drejtësie penale sa më miqësore dhe i interesit më të lartë të të miturit si dhe garantimi i drejtave të tyre, në mënyrë që të kontribuohet në uljen e kriminalitetit te të miturit.

Rehabilitimin, riintegrimin dhe eliminimin e dhunës ndaj tyre.

Udhëzimi synon gjithashtu edhe unifikimin e disa procedurave e akteve procedurale penale në çështjet me të mitur, në përputhje me praktikat më të mira dhe standardet nderkombëtare në drejtësinë penale për të mitur.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts