Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetMëngjes i acartë, temperaturat deri në -4°C, zonat malore “zgjohen” të zbardhura...

Mëngjes i acartë, temperaturat deri në -4°C, zonat malore “zgjohen” të zbardhura nga dëbora

-

Shqipëria vijon nën dominimin e masave të ftohta polare duke diktuar mot kryesisht të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24-orëshit ku kthjellimet do të dominojnë të gjithë territorin shqiptar.

Herë pas here do të ketë vranësira te shpeshta. Me të theksuara në zonat malore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore, sipas Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e forte me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor  si pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i dy qendrave ciklonare ne brigjet e Mesdheut do te diktojë mot me vranësira dhe shira të dendur në gadishullin Iberik si edhe brigjet e Italisë.

Gjithashtu, reshje te dendura dëbore do të ketë sërish në Europën veriore dhe atë lindore. Alpet e Europës dhe zonat përreth tyre vijojnë me reshje dëbore por në sasi më te pakta.

Ndërsa moti i kthjellet por i ftohtë do të dominoje rajonin e Ballkanit  si pasoje e masave te ftohta polare.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts