Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetStrategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030, Manastirliu: Financim mbi 70% të shpenzimeve

Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030, Manastirliu: Financim mbi 70% të shpenzimeve

-

 

Në një koferencë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mjekëve, përfaqësuesve të OBSH, organizmave të OKB në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë etj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në thelb të filozofisë së strategjisë së këtij 10 vjeçari është mbulimi shëndetësor universal.

“Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës ‘Shqipëria ‘20-‘30’, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me Covid 19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjes ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare“, tha Manastirliu, në prezantimin e planit.

Objektivi për të është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin. ”Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik”.

Po ashtu ministrja tha se deri në 2025, pagat e mjekëve do të rriten me 40% pagat. ”Duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”.

Strategjia e Shëndetësisë 2021-2030 është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, me asistencë ndërkombëtare. Prezantimi i draftit të strategjisë u diskutua me grupet e interesit, përfaqësues të stafeve mjekësore, shoqatat e pacientëve dhe partnerët ndërkombëtarë. Pesë objektivat kryesore të Strategjisë 2021-2030 janë: Investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë ciklit të jetës; mbulimi shëndetësor universal; fuqizimi i sistemit të integruar shëndetësor; fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndetësia digjitale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts