Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaMashtrimi me "Call Centera", 60 persona shoqërohen në polici, priten arrestime

Mashtrimi me “Call Centera”, 60 persona shoqërohen në polici, priten arrestime

-

Policia ka shoqëruar 60 persona për mashtrim me “Call Centera.”

Një procedim penal i Drejtorisë qendrore të Hetimit në Policinë e Shtetit për mashtrimet me Call Centera po pasohet nga operacioni i nisur që prej pasdites së djeshme, 23 dhjetor.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 60 punonjës janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje, ndërkohë që priten dhe arrestime.

Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe shtetas të huaj.

Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë (forex). Është një hetim që ka nisur muaj më parë, në bazë të disa shqetësimeve që janë paraqitur në Prokurori dhe Policinë Shtetit. Mësohet se janë shoqëruar dhe administratorë të Call Centerave.

Personat e ndaluar 

Deri tani nuk është qartësuar se sa është numri i personave të arrestuar, pasi operacioni vazhdon.

Mes personave të arrestuar ka dhe persona të huaj.

Ndërsa Prokuroria dhe Policia e Tiranës po vijojnë kontrollet dhe shoqërimet edhe në kompani të njohura Call Center që operojnë në Shqipëri.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts