Wednesday, April 24, 2024
HomePolitikëShqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon ambasada gjermane

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon ambasada gjermane

-

 

Shqipëria u zgjodh sot si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ditën e sotme Susanne Schütz Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ajo shprehu bindjen se Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për 2022/2023, Susanne Schütz, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane, shkroi në Twitter:

Urime Shqipërisë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2022/23. Të bindur se Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, qeverisjen e mirë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, të cilat janë kaq të rëndësishme për të gjithë ne”, thuhet në postim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts