Wednesday, January 19, 2022
HomeShendetesiOBSH: Në 2022-shin “mposhtim” pandeminë

OBSH: Në 2022-shin “mposhtim” pandeminë

-

 

Viti 2022 shihet shpresë plotë dhe nga organizata botërore e shëndetësisë.

Pas dy vitesh kur ky institucion mori vendimin për shpalljen e pandemisë botërore për shkak të koronavirusit, drejtuesit theksojnë se në 12 muajt e ardhshëm pritet që virusi të mposhtet.

Shefi i OBSH Dr Tedros Adhanom Ghebreyesu thekson se tashmë shkenca ka krijuar mjetet e posacme për trajtimin. Objektivi sipas tij është vaksinimi i 70% të popullsisë deri në muajin korrik.

Fitorja ndaj pandemisë për Dr Tedros do të arrihet vetëm nëse vendet do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, në mënyrë që të evitohet pabarazia në aplikimin e vaksinave anti-covid.

“Nacionalizmi i ngushtë dhe grumbullimi i vaksinave nga disa vende kanë minuar barazinë dhe kanë krijuar kushtet ideale për shfaqjen e variantit Omicron, dhe sa më gjatë të vazhdojë pabarazia, aq më të larta janë rreziqet e virusit që evoluon në mënyra që ne nuk mund ta parandalojmë ose parashikojmë. Nëse i japim fund pabarazisë, ne i japim fund pandemisë,” është shprehur ai.

Numri i personave të prekur të paktën një herë që prej rastit të parë të njohur me koronavirus ka shkuar në 287 milion. Gati 5.5 milion prej tyre kanë vdekur.

Ekspertët këshillojnë shmangien e grumbullimeve, për shkak edhe të qarkullimit të variantit të ri Omicron, i cili u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut e tashmë është prezent në shumë shtete të Europës, me Francën dominuese. Mijëra fluturime janë anuluar, gati gjysma e tyre në SHBA , pasi stafi i linjave ajrore janë të prekur me virus.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,124FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts