Thursday, June 30, 2022
HomeAktualitetTërmeti dëmtoi 6 banesa në Devoll, Emergjencat Civile nisin inspektimin në terren

Tërmeti dëmtoi 6 banesa në Devoll, Emergjencat Civile nisin inspektimin në terren

-

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që ra në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec.

Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën.

Sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë, Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

Paraprakisht thuhet se banesat për të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë patur probleme edhe më parë.

Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,370FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts