Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetTre zyrtarë të lartë të burgut të Reçit në Shkodër janë pezulluar...

Tre zyrtarë të lartë të burgut të Reçit në Shkodër janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë falsifikuar raportin për një sherr brenda burgut.

-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve njofton se ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut të Reçit në Shkodër, shefin e policisë së burgut dhe një nënkomisar.

1-Maliq Meta, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër; 2-Robert Budo, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;

3-Gëzim Qoshku, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,

Urdhrin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.

SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumente të falsifikuar.

“Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar. Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal”.

Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.

Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts