Tuesday, April 23, 2024
HomePolitikë''Gati të kandidoj në Shkodër nëse më mbështet PS'', Valdrin Pjetri kërkon...

”Gati të kandidoj në Shkodër nëse më mbështet PS”, Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë, ja e vërteta e ‘dënimit’ në Itali

-

 

Për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali, Valdrin Pjetri nuk u betua si kryetar i Bashkisë së Shkodrës më 2019. ”Isha 19 vjeç, student, u kapën 2 shok të mi, shkova të pyesja për ta, u bë kontroll banesë dhe u gjetën 2 gram hashash, por unë s’kisha dijeni. Jetonim në një shtëpi me shumë shqiptar”.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti italian, e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

Dokumentet e publikuara nga PD-ja, pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences. Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëj jo pa qëllim, kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.

”Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”,-tha për ”Tv Klan”. Nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do të zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 mars?

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts