Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetReshje bore dhe shira në gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit...

Reshje bore dhe shira në gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për sot

-

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë të gjithë territorin duke sjelle reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore, sipas MeteoAlb.

Orët vijuese sjellin rënie të menjëhershme të temperaturave duke bërë që reshjet e  dëborës të zbresin deri pranë zonës së ulët. Parashikohet qe nën ndikimin e temperaturave te ulëta dhe reshjeve të dëborës të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por mesdita sjelle rënie te ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Dy skajet e Europës gadishulli Iberik dhe ishujt Britanikë do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit paraqitet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku problematike nga reshjet e dendura të dëborës vijon situata në Europen veriore dhe Lindore.

Po ashtu, rajoni i Ballkanit do te përjetojë temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts