Thursday, March 28, 2024
HomePolitikë“Kjo nuk është çështje partiake”, BE dhe SHBA mbështesin zgjatjen e vettingut:...

“Kjo nuk është çështje partiake”, BE dhe SHBA mbështesin zgjatjen e vettingut: Interes kombëtar

-

 

Ambasada e SHBA-së në Tiranë si edhe delagacioni i Bashkimit Europian në vend, në një deklaratë të përbashkët për deputetët shqiptarët, kërkojnë që ata të votojnë të enjten në Kuvend për zgjatjen e afateve të Vetting-ut. Sipas tyre Reforma në Drejtësi po jep rezultatet, ndaj ata kërkojnë që të votohet zgjatja e afateve të Vetting-ut. Ky ndryshim kushtetues është i propozuar nga mazhoranca.

Deklaratë e përbashkët e BE-së SHBA:

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i Reformës në Drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për nje periudhë të kufizuar.

Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike. Zgjatja e propozuar e Vetting-ut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët, pavarësisht nga përkatësia partiake, ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts