Monday, February 6, 2023
HomePolitikë"Gënjeu nën betim para belgëve", Berisha: Mister Brava lidhja jote kriminale me...

“Gënjeu nën betim para belgëve”, Berisha: Mister Brava lidhja jote kriminale me Toyota Yaris do dalë në dritë

-

 

Sali Berisha nga Rrogozhina ka sulmuar Lulzim Bashën dhe i ka rikujtuar sërish dosjen “Toyota Yaris.” Ai hodhi dhe një herë akuza se hetimi në Shqipëri lidhur me këtë ngjarje u mbyll nga Edi Rama, por dosjen në Belgjikë nuk mundet as kryeministri dhe as Basha ta mbyllin.

Berisha: Dua t’ju shpjegoj lidhjet si mishi me thoin të Lulzim Bravës me organizatën kriminale “Toyota Yaris.” U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në Parlament dhe deklaroi se do vijnë para me “Toyota” ditën e shtunë. Ditën e shtunë para erdhën, ata që duhet t’i prisnin nuk shkuan, nuk u arrestuan. Çfarë ishte kjo? Ku e gjete ti të drejtën që të bësh të dështojë një operacion i partnerëve tanë të cilët ndiqnin grupet kriminale? Iku kjo. U hap hetimi, Edi Rama ja mbylli dosjen. Por ka një pjesë tjetër që nuk e mbyll dot Edi Rama, as Lulzim Brava. Duhet t’i them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, nxirr çdo foto me lek dhe pa lek, por dosja e Belgjikës, lidhja jote me organizatën kriminale do dalë në dritën e diellit.

Berisha dhe se Prokurorinë dhe hetimin belg nuk mund ta ndalë askush. Lideri historik i demokratëve akuzoi Bashën se gënjeu nën betim para prokurorëve belgë.

Berisha: Kur doli pas dy orë hetimi, në të cilën i dhanë dy gjëra, e para u tha ky gënjen nën betim. Po i pabesi besë nuk ka. Problemi është se në drejtësi dënohesh, në drejtësi po gënjeve nën betim i ke hekurat e sigurta. E dyta, i thanë “merr ndonjë avokat se do t’i kesh ditët e vështira.” Doli dhe tha se “kam besim të madhe në njerëz të ndershëm të BKH dhe SPAK që kanë juridiksion të trajtojnë probleme.” I thoshte palës belge që “ju nuk keni juridiksion të më hetoni mua.” Po i them këtu që ata kanë juridiksion jo të të hetojnë, por të të marrin dhe të çojnë në Bruksel sepse ka një Konventë Evropiane në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike që kërkojnë autoritetet e vendeve.

Ai i bëri dhe një herë thirrje qytetarëve që mos harxhojnë asnjë votë për Ferdinand Saraçin dhe u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,699FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts