Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëDeklaratat në Parlament për Inceneratorët, reagon Kryemadhi: Padia është bërë nga LSI,...

Deklaratat në Parlament për Inceneratorët, reagon Kryemadhi: Padia është bërë nga LSI, asnjë kompromis i nëndheshëm nuk ‘varros’ të vërtetën!

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD, Lulzim Bashës në Kuvend, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi shkruan se deputeti Alqi Bllao, bashkë me ish-ministrin Koka, e personat e tjerë të përfshirë janë paditur nga LSI.

Ajo thekson se nuk ka asnjë kompromis dhe se topi sipas saj është në anën e SPAK.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Sot një deputet i Kuvendit paska përmendur se babai i deputetit të PS Alqi Bllako, është punësuar me pagë 10 milionë lekë në muaj tek inceneratori i Tiranës.Fakt ky, që unë e kam ekspozuar para 1 viti, në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në datë 3 Mars 2021 , si dhe e kam denoncuar me prova në SPAK.Deputeti në fjalë dhe deputetja tjetër, që drejton komisionin hetimor, le të merren me përgjegjësinë penale të Erion Veliaj, nëse e kanë kaq seriozisht zbardhjen e aferës. Kryetarit të bashkisë që ka shpërdoruar detyrën duke lidhur taksat e qytetarëve të kryeqytetit për 30 vjet me koncesionin e inceneratorit të Qarkut Tiranë, pa marrë vendimin e Këshillit Bashkiak, ndryshe nga çfarë parashikon ligji i vetqeverisjes vendore.Ose, nëse kanë lidhur një 17 Maj të dytë, që përmes komisionit hetimor të gënjejnë publikun dhe t’i bëjnë presion SPAK, le ta deklarojnë publikisht.Koka nuk ishte koka e inceneratorëve. Bllako e ka padinë me emër nga LSI për rolin e tij dhe pagën e babait. Ashtu edhe Rama, Veliaj, Subashi, e ministrat rilindas të përfshirë.Asnjë kompromis të nëndeshëm nuk do mund të amnistojë përgjegjësit dhe të varrosë të vërtetën! Ajo do jetë edhe më publike, edhe më e qartë! Topi në fushën e SPAK…

 

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts