Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetImportuesit e miellit në Shqipëri thonë se kanë rezerva...

Importuesit e miellit në Shqipëri thonë se kanë rezerva…

-

Lufta Rusi-Ukrainë pritet të japë ndikim në ekonominë botërore. Europa po përjeton rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës e për rrjedhojë dhe rritje të inflacionit. Importuesit më të mëdhenj janë Holanda dhe Gjermania, të cilët po e vuanin shtrenjtimin e naftës edhe para përshkallëzimit të konfliktit.

Nevoja e Europës për gaz është edhe më e madhe sesa ajo për naftë. Rreth 40% e gazit natyror importohen nga Rusia, pra më shumë se 1/3. Ka zëra që thonë se shumë shpejt Europa do të paguaj 2000 euro për 1000m kub gaz. Shtrenjtim me 10% kanë pësuar edhe tregjet e energjisë elektrike.

Pavarësisht garantimit të furnizimit, konflikti do të sillte një rritje të pashmangshme të çmimit, që këtë vit po ndikohet edhe nga prodhimi i ulët dhe kriza energjetike, që ka rritur kostot. Në Shqipëri pritet që ndikimi të mos ndihet për momentin. Importuesit e miellit kanë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts