Friday, April 19, 2024
HomesocialeMandati i 6-të, Armand Duka rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Mandati i 6-të, Armand Duka rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit

-

Armand Duka rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Duka siguron një mandat të 6-të në krye të FSHF pas një procesi të kontestuar fuqishëm nga kandidati tjetër Dritan Shakohoxha i cili nuk ishte i pranishëm në këtë Asamble duke e konsideruar joligjore, jostatusore dhe fals.

Duka kishte përballë në këto zgjedhje dy rivalë, Shakohoxhën dhe trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova. Duka mori 37 vota, Starova 4, ndërsa dy vota u shpallën të pavlefshme.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, deklaroi Duka.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts