Friday, March 29, 2024
HomePolitikëRritja e çmimeve të produkteve të shportës, Rama: Nesër mbledhja e parë...

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, Rama: Nesër mbledhja e parë e bordit, momenti për të vendosur pikat mbi i!

-

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nesër do të mblidhet bordi i administrimit të produkteve ushqimore bazë, për të rishikuar çmimet dhe për të vendosur një tavan të saj.

Ai tha se kjo është një masë që duhet marrë sa më shpejt, duke uruar që eksperienca të jetë sa më pozitive.

“Nesër të mbahet mbledhja e parë për të vendosur pikat mbi i dhe të flitet më pas për vendosjen e çmimit të produkteve bazë, që kanë të bëjnë edhe me psikologjinë e kësaj situate. Normalisht momenti i parë pati edhe eksese. S’jemi më në momentin e parë, por në momentin për të vendosur pikat mbi i. Kam besim që do e bëjmë së bashku dhe do të jetë eksperiencë pozitive.

Shumë faleminderit të gjithëve edhe kurajo, besim durim e shëndet”, tha Rama.

 

 

Kryeministri theksoi më herët se ndodhemi në një situatë lufte dhe bizneset të harrojnë fitimin. Ai nënvizoi se do të ketë kontrolle nëpër markete dhe kush abuzon me çmimin e vendosur do të ketë penalitete.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts