Saturday, April 20, 2024
HomesocialeGjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin e presidentit të FSHF-së, Armand...

Gjykata e Apelit lë në fuqi pezullimin e presidentit të FSHF-së, Armand Duka

-

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e pezullimit për kreun e FSHF-së, Armand Duka. Armand Duka dhe avokatët e tij apeluan vendimin e Gjykatës së Tiranës që e pezullonte këtë të fundit nga detyra, masë e cila do të mbetet në fuqi, pasi Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e këtij të fundit.

Duka vijon në këtë mënyrë të jetë nën hetim dhe i pezulluar. Lënia në fuqi e kësaj mase erdhi këtë të premte, ku më herët avokatët e tij kishin kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, kërkesë kjo e cila nuk u pranua.

Gjithashtu Apeli la në fuqi edhe masën e pezullimit nga detyra për dy funksionet e tjerë të FSHF-së, Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së dhe Ardian Haçi.

Gjykata e Aplit në përfundim të gjykimit të çështjes lidhur me ankimin ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin u caktua masa e sigurimit ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, nuk ka pranuar kërkesën e ankuesve për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes mbi shkakun se ai është zgjedhur në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, pasi gjyqtari nuk e ka ushtruar asnjëherë këtë funksion, që mundësohej vetëm me leje të Këshillit të Lartë Gjyqësor, leje që nuk është dhënë në rastin konkret.

Se dyti, lidhur me gjykimin, çështja u shqyrtua me ankimin e tre personave nen hetim Ardian Haçi, Ilir Shulku dhe Armand Duka, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesë së prokurorit për caktimin e masës ndaluese. Sipas ankuesve, mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, për kryerjen e ndonjë vepre penale, si dhe asnjë prej tyre nuk është marrë i pandehur dhe as ushtron një funksion publik, referuar organizimit në formën e një OJF-je (shoqate), që operon në mënyrë të pavarur nga shteti. Po ashtu, vetë prokurori ka kërkuar pezullimin nga ushtrimi i një veprimtarie profesionale apo afariste, çka sipas anuluesve, tregon se edhe organi i akuzës ka qenë i bindur, se personat nën hetim nuk janë funksionarë publike. Lidhur me këtë pretendim, mbrojtësi i ankuesve, referoi një sërë normash të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj të brendshme.

Në vijim, mbrojtja parashtroi pretendimet mbi hetimet që sipas saj bazohet në disa shkrime në media, ndërkohë nuk ka asnjë prove lidhur me objektin e hetimit dhe veprën penale të falsifikimit.

Kundrejt pretendimeve te ankuesve, prokurori i apelit Z. Genti Xholi, i kërkoi gjykatës të miratojë vendimin e ankimuar, si një vendim i drejtë. Prokurori mbajti qëndrimin se gjykata e shkallës së parë u ka dhënë përgjigje të gjitha pretendimeve të ngritura nga ankuesit. Prokuroria ka filluar një procedim penal konform ligjit procedural, ndërsa masa e caktuar garanton hetimin dhe ligji e përcakton atë me afat tre mujor.

Në përfundim të gjykimit, në vlerësim të pretendimeve të ngritura në ankimet e personave nën hetim, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 492/1 akti, datë 04.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts