Friday, March 29, 2024
HomePolitikëKryeministri: Do të vendoset dita e hënë pa makina për të kursyer

Kryeministri: Do të vendoset dita e hënë pa makina për të kursyer

-

Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësues të shoqatave të transportit, tha se do të bëhet një mbledhje që të vendoset dita e hënë pa makina për të kursyer dhe jo për ekologji.

Rama parashtroi edhe opsionin e punës nga shtëpia si në karantinë, kur tha se do të ishte një mundësi e mirë për të kursyer naftën.

Gjatë fjalës së tij, Rama solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa dhe se ky është problemi kryesor, jo shtrenjtimi.

Rama iu referua krizës së 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkierëve.

Agjencia ndërkombëtare e energjisë kishte dal me një lajm që s’është pozitiv, por që konfirmon atë që kemi thënë disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim dhe kaq sa duket, sepse ndërkohë që ne diskutojmë çmimet këtu, rreziku me naftën dhe energjinë është mungesa. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë zyrtarisht ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madhtë energjisë në dekada. Ajo që i referohen 1974, ne s’ishim pjesë e botës, ishim në bunkier, por bota ka përballuar një krizë shumë të madhe të naftës. Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë. Por i kemi mbajtur që mos të na hidhen në fut. Është problem kur njeriu nuk do të pranojë faktet, është problem“, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts