Wednesday, May 25, 2022
HomeKronikaKapet në Muriqan 40-vjeçari nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga...

Kapet në Muriqan 40-vjeçari nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu

-

Vijojnë operacionet e përbashkëta ndërmjet FAST Albania dhe homologëve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara javët e fundit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, një tjetër operacion është finalizuar falë bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet FAST Albania dhe homologëve.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Montenegro dhe FAST Luxembourg, si dhe shërbimeve të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Montenegro”.

Në kuadër të operacionit, në territorin e Malit të Zi, në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, u bë e mundur kapja, nga FAST Montenegro, e shtetasit P.N, 40 vjeç, lindur në Vrith, Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore në Luksemburg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndaj këtij shtetasi u ekzekutua, nga autoritetet policore të Malit të Zi, urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet ligjzbatuese të Luksemburgut dhe vijojnë procedurat për ekstradimin e tij për në Luksemburg.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,333FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts