Pas mbledhjes së qeverisë, Ulsi Manja u pyet nëse Partia Socialiste duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se një deputet i tyre, iu është lëshuar urdhër arresti nga SPAK.
Manja nuk pranoi të komentojë gjatë ,ndërsa theksoi se është një çështje që i takon drejtësisë.
“Në fakt pyetja juaj ka të bëjë me çështjen e drejtësisë dhe qëndrimi i PS ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë ne i inkurajojmë për të bërë hetime dhe ne kemi ndërmarrë një nga reformat kryesore dhe ne kemi qenë të bindur dhe sot më shumë se kurrë pasi 99.9% të shqiptarëve donin drejtësi të pavarur. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, kushdo shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi personale. Është PS ajo që është votuar nga mbi 800 mijë shqiptarë për të qeverisur vendin”, ka thënë ai.