Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëPresidenti Meta përkujton 7 prillin 1939

Presidenti Meta përkujton 7 prillin 1939

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot 7 prillin 1939, duke e quajtur një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë. Presidenti Meta shkruan se sot është një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye heroin Mujo Ulqinakun.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
🇦🇱 Përkujtojmë sot një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë, 7 prill 1939, ditën e kthimit të mikut më të ngushtë në armikun më të pabesë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë.
Sot është edhe një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye Heroin Mujo Ulqinaku, që në ato momente të errëta, i dolën për zot Atdheut, duke i qëndruar besnik betimit mbi Flamurin Kombëtar për të mos kursyer as jetën e tyre.
Dëshmorët e Atdheut, që ranë në këtë ditë, janë edhe frymëzuesit e gjithë asaj Rezistence të mëpasshme, deri në Çlirimin e plotë të vendit, që e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts