Friday, April 19, 2024
HomePolitikëPresidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trup i vetëm,...

Presidenti i ri, Mediu: Opozita të negociojë si një trup i vetëm, të zgjedhim një kryetar Shteti mbi palët e të shmangim proceset qesharake

-

Kreu i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu, ka thënë se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët dhe bëri ftesë që opozita të jetë si një trup i vetëm gjatë negociatave të përzgjedhjes.

Ai tha se duhet shmangur një proces qesharak, që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit të Kushtetutës.

“Presidenti i Republikës ka një rol të rëndësishëm Kushtetues. Kushtetuta e Republikës përcakton rolin dhe përzgjedhjen e Presidentit. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Duhet një President mbi palët politike. Ky nen përcakton qartësisht për zgjedhjen me konsensus të Presidentit. Zgjedhja me shumicë të thjeshtë përcaktohet si nevojë për të shmangur krizat politike. Procesi duhet të synojë koncensusin e jo ndarjen politike. Nisur nga sa më sipër, në emër të grupit Aleanca për Ndryshim, propozoj që opozita duhet të sigurojë një proces konsensual.

Duhet të negociojë si një trupe e vetme. Kjo ka qenë edhe praktika qe kemi ndjekur në vitin 2002 e 2007. Në këto negociata të përcaktohen kriteret. Propozimi dhe përzgjedhja nga fusha e politikës dhe akademike do të jetë një nisje e mirë për negociatat. Duhet garantuar një proces serioz dhe të shmangë një proces qesharak që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit Kushtetutës”, tha Mediu.

 

 

Më tej ai shtoi:

“Në 2002 ka pasur një trupë të përbashkët, arritëm në një përfaqësi treshe. Përveç zotit Nano dhe Rucçi ka qen dhe zoti Gjinushi. në 2007 bashkë me zotin Ndoka kemi thirrur një trupë të tillë. Duhet të vlerësojmë opozitën në proces. Po flasim për proces dhe përmenda fusha. Opozita ka detyrim përballë qytetarëve shqiptare dhe jo përballë maxhorancës. Përballë këtij detyrimi ne duhet të përfshihemi në proces. Përgjegjësia jonë është që të kemi qëndrim të qartë në raport me procesin. Ka shumë supozime që ju bëni, unë jam i interesuar për procesin. Kjo është thirrje e parë, shpresoj që të kemi reflektime”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts