Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëFati i negociatave me BE, Varherly të enjten në Tiranë, takon Ramën

Fati i negociatave me BE, Varherly të enjten në Tiranë, takon Ramën

-

Brukseli do të kërkojë të bindë Bullgarinë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, si e vetmja mënyrë që Tiranës dhe Shkupit t’i hapet rruga drejt konferencës së parë ndërqeveritare. Për të bindur qeverinë e Sofias, Ballkanin Perëndimor do të vizitojë eurokomisioneri për zgjerimin i BE, takimet e të cilit përfundojnë të enjten me Shqipërinë.

Për shkak të frikës së ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, Brukseli ka shtuar vëmendjen ndaj rajonit. Do të jetë eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varherly, ai që do të bëjë përpjekjen e fundit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara samitit të liderëve të unionit.

Në një vizitë të ngjeshur, e cila nis me 25 prill, zyrtari i Lartë i Bashkimit Europian do të takojë liderët e Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe përfundon me 28 prill me Shqipërinë në një konferencë me kryeministrin Rama në orën 14:30.

Oliver Varherly, edhe njëherë do të kërkojë nga Bullgaria që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të mos e penguar atë në procesin e integrimit europian.

Nga një ndryshim i mundshëm i Sofias do të përfitojë edhe vendi ynë, pasi rruga europiane e Shqipërisë në këtë fazë është e lidhur nga fati i Shkupit zyrtar.

Pavarësisht se kryeministri Rama dëshiron që Tirana të ndahet nga fqinji ynë, BE është e vendosur që këto dy shtete të rajonit të shkojnë bashkë drejt konferencës së parë ndërqeveritare.

Në takimin e së enjtes në Tiranë, eurokomisioneri do t’i bëjë me dije kryeministrit Shqiptar nëse e ka bindur qeverinë bullgare për të hequr veton nga Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të jetë edhe tentativa e fundit optimiste para takimit të krerëve të vendeve të unionit në 23-24 qershor, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një datë për konferencën e parë ndërqeveritare brenda presidencës francezë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts