Friday, March 29, 2024
HomePolitikëNafta, Vasili: 33% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, atje...

Nafta, Vasili: 33% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, atje s’ka det e porte

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është 33% më i ulët se në vendin tonë, në një kohë sipas tij që Maqedonia e Veriut nuk nxjerr naftë si Shqipëria dhe s’ka det e porte. “Bëjnë sikur i bien teneqes së zgjedhjes së presidentit, kur e di dhe shqiptari më i fundit që kanë votat dhe do vënë rripin e pantallonave të Ramës në Presidencë. Këmbanat e vjedhjes nuk i mbulojnë dot teneqet e zgjedhjes së presidentit”.

Postimi i plotë

Këmbanat e vjedhjes me çmimin e naftës nuk i mbulojnë dot teneqet për zgjedhjen e presidentit! Çmimi i naftës është 232 lekë litri sipas vendimit me te fundit te Bordit te batakçinjve Ramë-Oligarket.

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftes eshte vetem 160 leke ose 81.5 denare litri! Pra Maqedonia e Veriut e ka cmimin 33% me lire se Shqiperia! Maqedonia ka nje ekonomi e popullsi me te vogel dhe as nuk nxjerr nafte si Shqiperia dhe as ka det e porte, por ka qeveri te pergjegjshme dhe jo nje grup batakcinjsh çirake te mafies dhe oligarkeve si rilindja dhe Rama ne Shqiperi.

Kam paraqitur qe ne 9 mars nje projekt ligj per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit per bere uljen e çmimit te naftes.
Nuk e shqyrtojne ne parlament per qamet Rama dhe rilindasit se duan te vazhdojne te vjedhin me karburantet.

Bëjnë sikur i bien teneqes së zgjedhjes së presidentit, kur e di dhe shqiptari më i fundit që kanë votat dhe do vënë rripin e pantallonave të Ramës në Presidencë. Këmbanat e vjedhjes nuk i mbulojnë dot teneqet e zgjedhjes së presidentit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts