Wednesday, May 25, 2022
HomesocialeVirozë, alergji dhe Covid, Mjekët: Fëmijët shfaqin temperaturë të lartë, kanë dhimbje...

Virozë, alergji dhe Covid, Mjekët: Fëmijët shfaqin temperaturë të lartë, kanë dhimbje fyti

-

Maji ka rikthyer virozat.

Të fëmijët e prekur ato shkaktojnë kryesisht temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti. Përveç tyre të vegjlit po shqetësohen edhe nga alergjitë e stinës.

Dhimbje fyti e temperaturë e lartë janë simptomat e një viroze që po prek së fundmi fëmijët.

Mjekët thonë se maji ka rikthyer në qarkullim infeksionet që në të shumtën e rasteve prekin rrugët e sipërme respiratore.

“Janë disa viroza që qarkullojnë këto ditë duke filluar nga infektisionet e rrugëve respiratore. Ajo që është karakteristike janë temperaturat e larta te fëmijët.

Për shkak të simptomave të njëjta shpesh mjekët e kanë të vështirë të përcaktojnë nëse kanë të bëjnë me virozë stinore apo variantet e reja të covid-19.

Ndarjen e diagnozës e vështirëson mosfunksionimi i testeve të shpejta.

“Kryesisht ndarjen e bëjmë vetë, por i referohemi edhe testeve nëse ka temperaturë të larta pa shkaqe.”

Por përveç virozave mjekët thonë se edhe alergjitë po shqetësojnë të vegjlit.

Nëse kanë kollë, sekrecione apo lotim të syve për më shumë se një javë prindërit duhet tu drejtohen mjekëve specialistë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,332FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts