Friday, April 19, 2024
HomePolitikëPetrit Vasili: Rama i jep urdhra SPAK-ut, Vetting-u dështoi!

Petrit Vasili: Rama i jep urdhra SPAK-ut, Vetting-u dështoi!

-

Vettingu dështoi dhe provoi paralajmërimet e Venecias për kapjen e drejtësisë nga Rama, që i jep sot urdhra SPAK-ut!
Ndërsa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vettingun në Shqipëri paralajmëronte fort se:
“Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”
Dhe faktikisht e fatalisht pikë për pikë kështu ka ndodhur:
1️⃣ I gjithë sistemi i drejtësisë po vuan tensione tepër të mëdha brenda vetes, gjë që provohet edhe me raportin e ODIHR për zgjedhjet 30 qershorit 2019 thoshte:“kërcënimi me Vetingun influencoi në vendimet e paligjshme të Kolegjit Zgjedhor”
2️⃣ Mosbesimi i publikut ndaj gjyqësorit është edhe me i madh se përpara Reformës së vitit 2016 dhe sondazhet e opinionit tregojnë një shumicë dërrmuese me mbi 65 % kundër.
3️⃣ Prioriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është e nesërmja e tyre, pasi një veting i kapur, nepotik rilindas dhe me dy standarde si ky, sjell vetëm pasiguri dhe shpërqendrim të plotë nga puna normale.
4️⃣ Sistemi është në kolaps të plotë dhe dhjetëra mijëra dosje qëndrojnë prej vitësh të paprekura me dorë dhe objektivisht do vazhdojnë të mbeten kështu edhe për shumë kohe. Harta gjyqësore e re rrënoi edhe aksesin në drejtësi duke shtuar hallet e njerëzve dhe mosmarrjen e drejtësisë prej tyre.
5️⃣ Gjykatatat dhe prokuroritë janë në kolaps për burime njerëzore dhe punojnë në mjaft raste me më pak se gjysmën e numrit të domosdoshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
6️⃣ S’ka asnjë strategji dhe veprim konkret për plotësimin e mungesave në sistemin e drejtësisë dhe kjo bëhet qëllimisht në funksion të pandëshkueshmërisë së rilindjes.
7️⃣ Numri i dosjeve për një gjyqtar apo prokuror është në shifra të frikshme kështu qe asnje shprese nuk ka per vendime te thelluara profesionale por e kundërta cilësi e dobët dhe kohë shumë e gjatë dhe jashtë çdo afati ligjor për dhënien e vendimeve.
8️⃣ Sistemi i drejtësisë është kapur totalisht nga rilindja dhe këtë e provon në mënyrë absolute pandëshkueshmëria e cila është në nivelet më të larta se kurrë ndonjë herë.
9️⃣ Dosje plot me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme tronditëse sorollaten, vonohen dhe mbulohen sepse ky është urdhri i rilindjes për drejtësinë, që ajo të mos veprojë ndaj saj. Inceneratorët, teatri, arbitrazhet, koncesionet, tenderat sekrete, porti i Durrësit, energjia janë vetëm disa nga dosjet ku vlera e tyre është me miliarda euro.
🔟 Rama e trajton sot Drejtësine në tërësi dhe SPAK-un në veçanti si një Drejtori shtesë në Këshillin e Ministrave ndaj edhe me arrogancë i jep urdhra publike, i përcakton axhenden dhe objektin e punës asaj
Kjo është tabloja reale e drejtësisë post Vetting, tablo që vërteton parashikimet fatale të Komisionit të Venecias.
Duartrokitjet duhet t’jua zënë vendin shuplakat për zhbërjen totale të drejtësisë.
Kjo kapje e drejtësisë e ka zhytur vendin ne kaos, ka destruktuar shtetin ligjor, ka dërrmuar sigurine juridike dhe ka futur ne vështirësi ekstreme ekonominë e vendit.
Kushdo, që kontribuoi për kapjen nga rilindja dhe zhbërjen e drejtësisë, si dhe kushdo që vazhdon avokatinë fallco të saj është fajtor përpara popullit, që do t’u bëjë të gjithë ketyrë bashkë Vetingun e vërtetë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts