Tuesday, October 4, 2022
HomePolitikëRama ironi me Berishën: Nëse s’ka prova, do t’i kërkojmë falje!

Rama ironi me Berishën: Nëse s’ka prova, do t’i kërkojmë falje!

-

Kryeministri Edi Rama i është kthyer edhe njëherë shpalljes non-grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në konferencën nga selia e PS-së, kryeministri ka ironizuar deklaratat e Berishës se vendimi i DASH ishte një komplot mes tij dhe George Soros.

Me tone ironie, Rama tha se ai dhe George Soros drejtojnë Amerikën dhe sekretari Blinken është thjesht një noter.

Rama shton se nëse organet e drejtësisë nuk gjejnë asnjë problem për ish-kryeministrin Berisha, atëherë do i kërkojnë edhe falje.

Janë të vërteta këto që thotë DASH për non-gratën e madhe. Apo po prisni Gjykatën e Parisit. Nuk kam dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje për një perkudhë. Kur them unë, as PS-ja. POarafytyrojeni ju sikur të ishte e kundërta, të isha unë subjekt i asaj deklarate. Po bëhet një vit. Nuk doni ta dini ju se çfarë ka ndodhur? Mund të jenë thashetheme gazetash. Unë jam akuzuar sikur ja kam bërë dosjen, unë me Sorosin dhe Blinkeni një noter në Uashington për të na nxjerrë deklaratate unë e drejtoj SHBA-në me George Sorosin. Kjo gjë zhvillohet në Shqipëri.

Ka një pjesë shqiptarësh që nuk e besojnë. Mendojnë se e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Kush do ta thotë këtë. E thotë sekretari i shtetit vetë. Është detyrë e institucioneve. Dhe me të drejtë thonë se më jepni provat. Kush do ja japi provat, Japonia? Provat i takojnë drejtësisë. Nëse ka mirë, nëse s’ka prova jemi të gjithë në rregull. Siç tha Ulsiu, kërkojmë dhe falje. Bëhemi bashkë dhe i themi Amerikës t’i kërkojë falje sepse keni vënë në siklet Virgjëreshën e vendit tonë pas asaj Teutës së Ilirëve, ishte ky, figura këtu”, – tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,513FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts