Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëUlsi Manja: Drejtësia e re po heziton të hetojë prokurorët e gjyqtarët...

Ulsi Manja: Drejtësia e re po heziton të hetojë prokurorët e gjyqtarët e korruptuar

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se PS nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë asnjëherë. Por, Manja thotë se drejtësia e re nuk po heton prokurorët e gjyqtarët e korruptuar.

Për pavarësinë e sistemit të drejtësisë s’mund të drejtosh gishtin se po ndërhyjmë apo cenojmë pavarësinë re gjyqësorit në drejtim të PS që jemi krijuesit e mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi jo me fjalë por me vepra. Ky është fakt botërisht i ditur.

Hapet lista me një subjekte 850 mln euro pasur. Vazhdon lista 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekt ka ngelur edhe te pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht.

Subjekti i tretë 691 mln lekë.

Subjekti i katërt 600 mln lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 mln lekë.

E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Të gjitha kanë probleme.

Doni për apartamentet:

Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila.

Tjetri 3 vila. Janë vendime këto.

Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë. Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale.

Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”, tha Manja.

Manja u shpreh me teper se po skadojne afatet e hetimit për prokuroret dhe gjyqtarët e shkarkuar dhe drejtësia e re rrezikon të kthehet në pikën zero.

“Rrezikojnë të humbasim afatet e ndjekjes penale për një pjesë të madhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sita e vettingut. Thjesht për të pushuar nga puna ca gjyqtarë? Jo. Thelbi ishte rritja e besimit tek drejtësia. Nuk duam që besimi i drejtësisë së re të bjerë në nivelin që ishte. Ne rrezikojmë të shkojmë në pikën zero”, tha më tej Manja.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts