Friday, March 29, 2024
HomePolitikëBerisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni që Rama të marrë përgjigjen që meriton

Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni që Rama të marrë përgjigjen që meriton

-

Teksa ka bërë parashikimin e zymtë se Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap për çeljen e negociatave me BE-në, ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen kundër regjimit të Ramës.

Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se shqiptarët duhet të ngrihen sa nuk është vonë. Mes të tjerash Berisha komentoi

“Opozita e vërtetë është krejt tjetër. As është pajtuar dhe nuk do pajtohet me qëndrimet antinjerëzore të kreut të narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ndaj ju bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen në lartësinë e njerëzisë së tyre, idealeve të tyre dhe të gatshëm për reagimet e nevojshme në mënyrë që të marrë përgjigjen e duhur Edi Rama. E vërteta është se qëllimi më kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar. Deklarata e djeshme e Ramës, kërcënimi publik që i bëri BE, se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, ne do shohim drejtimin e qëndrimit tonë. Unë uroj që të merret vendimi. I bëj thirrje publikisht komunitetit, BE, që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ndonëse Edi Rama nuk ka plotësuar dhe s’plotëson asnjë kusht për t’i hapur ato. Le të dalë një shqiptar dhe të më thotë se ça ka bërë ai këto 9 vite. Dua t’i pyes shqiptarët. Unë them se duhen hapur negociata. në një periudhë të turpshme, pasi fitoi zgjedhjet mori ministrin e Jashtëm dhe shkoi në Britaninë e Madhe ku i kërkoi takim drejtorit të Ballkanit. Ai iu përgjigj se; Zoti kryeministër, nuk mund t’ju presë në zyrën time, s’më lejon protokolli. Juve ju pret ministri apo kryeministri, jo drejtori. Atëherë po vij në hotel, aty ku je ti, se ndryshe nuk mund të bëhet. Këtu ka dëshmitarë. Drejtori i nderuar shkoi në hotel, Cili ishte subjekti i takimit? “Na shtyni statusin e kandidatit për 6 muaj që mos të kuptohet që po merret nga ish-qeveria e Berishës”. Ai u skandalizua. Dhe pas takimit diplomati i njohur britanik i tregon ambasadorit tonë përmbajtjen e takimit. Jua rikujtova këtë rast se ky njeri në 9 vite veçse ka shkatërruar standardet që kërkohen.”, tha ai.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts