Friday, April 19, 2024
HomePolitikëDebate në Komisionin e Ligjeve për Presidentin e ri. Mediu: Nuk zgjidhet...

Debate në Komisionin e Ligjeve për Presidentin e ri. Mediu: Nuk zgjidhet në raundin e pestë

-

Çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri është diskutuar mes opozitës e mazhorancës ditën e sotme në Komisioni Parlamentar të Ligjeve.

Opozita kërkon që presidenti të zgjidhet me konsensus, pra të jetë mbi palët. Deputeti e kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi se për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të ketë konsensus dhe zgjedhja në raundin e 4 apo të 5, bëhet vetëm në kushtet ku opozita tenton të bëjë krizë politike.

Diskutimet solembe kanë arritur në fazë konkrete. Jemi në ditën e parë ku Kuvendi duhet të shqyrtonte kandidaturat për President. Nuk duhet të humbasim kohë. Presidenti duhet të jetë autoritet moral, të qëndrojë mbi palët. Nuk pajtohem me faktin që ka 5 raunde. Kushtetuta ka përcaktuar procedurë të qartë për konsensus. Dy raundet e fundit jepen në rastet kur opozita kërkon krizë politike. Ky është momenti i reflektimit të opozitës që duhet të gjejë brenda vetes konsensusin. Herën tjetër duhet të flasim për kandidaturat që plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të qenë President i Republikës”, u shpreh Mediu.

Kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se ky proces kërkon gjithëpërfshirje, por askush s’mund ta bllokojë.

Ne kemi dy procese. Një, procesi parlamentar zyrtar, një ai i diskutimeve politike. Jam në dijeni që ju është bërë disa herë thirrje të merrni pjesë në diskutime për të vijuar me shqetësimet që keni, di që dhe konferenca e kryetarëve u shty në datën 10 për ti dhënë kohë palëve.

Dy detyra na i jep kushtetuta, një vlerësimi i kritereve, dy kritere të tjera janë të rëndësishme që s’mund të jetë proces formal është proces verifikimi“, tha Bushka.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se raundi i parë dështoi prej maxhorancës.

“Këto mbledhje nuk janë rutinë, për të parë vetëm letrat. Është pjesë e një procesi, sa institucional aq edhe politik. Komisioni i Ligjeve luan rolin e saj. Përfitoj t’ju bëj me dije se cili është qëndrimi politik i PD. Nga ana jonë është bërë me dije që ky proces duhet të përmbushë dhe plotësojë disa kritere, për t’i dhënë shqiptarëve njeriun e tyre, kryetarin e shtetit. Për të dalë nga tradita jo gjithmonë e shëndetshme në përzgjedhjen e presidentit, përpara se të arrihet në një produkt të tillë ne kemi disa detyrime. Duhet të krijojmë një proces në sy të parlamentit. Do të duhet që mes palëve politike të jenë disa qëndrime që me realitet të krijohen në thelb. Qëndrimi ynë është bërë i ditur. Kushtetuta e Republikës përcakton që ky proces të zhvillohet në bazë institucionale. 84 vota përcaktojnë që opozita të ketë rol substancial. Maxhoranca si ka numrat dhe legjitimitetin për të vazhduar në mënyrë të njëanshme në përzgjedhjen e presidentit. Ne presim qëndrim nga maxhoranca. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së Kushtetutës? Ky dështim i këtij raundi të parë, nuk do të doja të bëja provokim, por qëndron mbi supet tuaja. Ju duhet të mbani një qëndrim. Përgjërimet e bëra nga përfaqësuesit më të lartë tuaja duken që kanë qenë farsë. Ne jemi gjithmonë në pritje të qëndrimit tuaj, për të parë se çfarë produkti do të dalë”, tha Alibeaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts