Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetShqipëria synon të kthehet në potencial energjitik për Europën

Shqipëria synon të kthehet në potencial energjitik për Europën

-

Shkruar nga radio kryesore gjermane, DW-

Lufta në Ukrainë e bëri të qartë emergjencën e pavarësimit të Europës nga gazi rus. Shqipëria synon të kthehet në të ardhmen në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës, sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe emergjenca e pavarësimit të Europës nga gazi rus po i bëjnë prioritare edhe në Shqipëri projektet në fushën e energjisë. Në këtë kontekst po merr jetë edhe projekti strategjik për shndrrimin e Shqipërisë në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor, (BP) dhe në Europë si edhe për diversifikimin e tregut të gazit në rajon.

Kompania Overgaz, lider në Bullgari në sektorin e gazit, të cilës kompania amerikane Linden Energy i bleu vitin e kaluar 50 përqind të aksioneve, nënshkroi në Tiranë në fillim të kësaj jave, (16.05) një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas. Memorandumi ka të bëjë me  bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në BP dhe në Europë,  përfshirë edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngët, (LNG) në portin e Vlorës.

Burime zyrtare thanë për DW që ky bashkëpunim ka mbështetje të fuqishme nga qeveria e SHBA dhe ajo e Shqipërisë. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeu, aktualisht kryetar i Bordit Këshillues të Linden Energy si edhe kryeministri Rama.

Një koridor i ri energjie drejt BP dhe Europës

Bashkëpunimi mes kompanisë amerikano-bullgare Overgas dhe kompanisë shtetërore Albgas do të fokusohet në realizimin e një korridori të ri të kalimit të LNG nga porti i Vlorës drejt BP dhe Europës.

Projekti, që do të realizohet për këtë qëllim, parashikon ndërtimin në gjirin e Vlorës të një terminali të ri lundrues për importin e LNG, magazinimin dhe rigazifikimin e tij, i cili do të mundësojë furnizimin me gaz të TEC-it ekzistues në Vlorë. Nëpërmjet një tubacioni të ri, Vlore-Fier, që do të ndërtohet do të bëhet i mundur transporti i sasive te gazit drejt gazsjellësit Trans-Adriatik, (Trans-Adriatik Pipeline, TAP), që ka një rol kyꞔ në sigurinë energjitike të BE dhe pavarësimin e tij nga gazi rus.

I shtrirë në 878 km, TAP fillon në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, përshkon Greqinë e Verit, kalon në Shqipëri dhe përmes detit Adriatik hyn në jug të Italisë, ku lidhet me rrjetin italian të gazit. Që nga nëntori 2020 kur TAP nisi të funksionojë, TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz ton në vit nga Azerbazhani drejt Europës. Kompania amerikano-bullgare Overgas do të furnizohet me LNG prej terminalit lundrues në Gjirin e Vlorës dhe përmes tubacionit Vlore-Fier dhe TAP do ta transportojë atë në Ballkanin Perëndimor duke reduktuar kështu varësinë e rajonit nga gazi rus.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts