Komisioni i Rithemelimit zhvillon ditën e sotme zgjedhjet për kreun e PD. Votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00.
Në garë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.
Zgjedhjet do të zhvillohen në të gjithë vendin, në 108 qendra votimi.
Edhe në Shkodër ka nisur procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Procesi zhvillohet sipas parimit “ një anëtar, një votë”
Për degën Shkodër qendrat e votimit janë:
•QV nr.1 që mbulon zonat: Rrethina, Postribë, Shalë, Shosh, Pult , do të jetë në ambientet e lokalit ngjitur me Njesinë Administrative Rrethina.
•QV nr.2 që mbulon zonat: Bërdicë, Dajç, Velipojë, do të jetë në Bërdicë të mesme.
• QV nr. 3, 4 që mbulon zonat: Qytetin dhe njesitë Gur i Zi, Ana e Malit, qendra e votimit është Teatri “Migjeni”.