Vllaznia e femrave ne volejboll, ne te gjitha moshat ka nje ecuri mjaft te mire. Vajzat e talentuara te volejbollit po spikasin duke korrur shume fitore. Per te folur per Vllaznin e volejbollit te femrave i ftuar ne emisionin ‘’Sport Show’’ trajneri, Dorian Tafa.
Tafa: Ne kemi plot objektiva, besoj se deri diku jane arritur. Mendoj se po arrijme ti marrim frytet e duhura, panvaresisht se me rrezultatet asnjehere nuk duhet te arrijme ne vetkenaqesi. Them qe kemi arritur te bejme nje pune te mire.
Jemi ne finale me ekipin U-20. Me moshat morem vendin e katert, pra me U-18. Me ekipin e te rriturve, duke pasur para syshe se si u perforcuan ekipet e tjera dhe ne nuk ishim shume te pregatitur, sepse duhet te jemi realist. Ekipet qe dolen ne finale bene nje merkato shume te mire, tashme dihet qe lojtaret e huaja bejne nje diference shume te madhe ne Shqiperi. Me ekipin U-20 jemi ne finale, ku finale e pare e kemi fitur me ekipin e Dinamos. Te dilen luajtem finale e dyte, ishim vetem nje hap larg nga trofeu. Tani mbeti per diten e diel qe do te luajme per te arritur nje rezultat pozitiv dhe per te marre kupen.
Mendoj qe panvarsisht rezultatit te djeshem, cdo ekip ka dhe kalon ne shoke psikologjike. Besoj se ne do ja dalim, duke pasur para syshe lojtaret qe kemi ne dhe duke ditur lojtaret qe kane ekipi kundershtar, ne duhet te dalim fitimtare. Me moshat eshte pak problematike sepse ka luhatje te vogla qe ndodhin ne ndeshje. Mbi te gjitha besoj se do ja dalim dhe nuk do te zhgenjejme qytetaret e Shkodres.