Tuesday, April 16, 2024
HomePolitikëMinistri grek flet pas vizitës në Shqipëri: Presim largimin e Ilir Metës...

Ministri grek flet pas vizitës në Shqipëri: Presim largimin e Ilir Metës për të zgjidhur çështjen e Detit në Hagë

-

Pas vizitës në Tiranë ministri i jashtëm grek dha një intervistë për radion greke Skay, ku u pyet veçanërisht për faktin që në konferencë shtypi, sipas gazetarit, “u ngrit befas një çështje e cila besonim se ishte braktisur”. Është fjala për deklaratën e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, e cila përmendi çështjen çame.

“Nuk ekziston në thelb”, tha Dendias dhe shtoi se përgjigja u dha aty për aty.

“Mendoj se përgjigja greke është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, megjithatë, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i çështjes specifike që pala greke, me të drejtë, e konsideron të paqenë”.

I pyetur nga gazetari “nëse shteti fqinj nuk angazhohet që të mos ngrejë sërish një çështje të tillë inekzistente, a ka mundësi që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vijë në tryezë”, Dendias u përgjigj: “Nuk do doja, më kuptoni, kur dikush fillon e pozicionohet mbi çështje që janë hipotetike krijon hapësirë ligjore, pasi dhe bashkëbiseduesin e vë në një pozitë të vështirë që nuk i duhet. Shqipëria të paktën nën drejtimin e kryeministrit Rama ka bërë një zgjedhje shumë të madhe. Cili është ky opsion? Është Bashkimi Europian, ligji europian, dhe rrjedhimisht partneriteti me Greqinë. Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. Në 2-3 muajt e ardhshëm pa padyshim do të zgjidhet një tjetër President në Shqipëri. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts